Aksident i rëndë në rrugën Shtip-Koçan, tre persona të lënduar

news
Advertisement

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në ora 20:45 në mes të tri veturave në rrugën kryesore Shtip-Koçan, afër vendit të quajtur udhëkryqi Çifliçka. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, transmeton Portalb.mk.

Advertisement

Sipas zëdhënëses së SPB-Shtip, Gordana Panajotova, në aksident janë lënduar tre vozitësit që janë përfshirë në aksident.

Në mesin e të lënduarve është edhe një grua 30-vjeçare nga Shtipi, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe është shtruar në Qendrën Klinike në Shkup.

Zëdhënësja e Spitalit klinik të Shtipit, Marina Shumanska, konfirmoi se mbrëmë në spital është pranuar një grua, e cila menjëherë është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup.

Qarkullimi në këtë seksion është ndërprerë mbrëmë në të dy drejtimet, ndërkohë që është kryer edhe inspektim.

Përndryshe, ky kryqëzim është një pikë e zezë e njohur në rrugën Shtip-Koçan.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.