“Alarm nga ESHS: Martesat po bien, divorci po shpërthen në Maqedoni!”

News

Nga korriku deri në shtator të këtij viti janë lidhur 3.514 martesa, që paraqet një ulje prej 2,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 470 divorce, që paraqet një rritje prej 27,7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) regjistron më pak martesa, por më shumë divorce në tremujorin e tretë të vitit, pra nga korriku deri në shtator.

Sipas të dhënave të ESHS, në këtë periudhë janë lidhur 3.514 martesa – 2,8 për qind më pak se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Nga korriku deri në shtator të këtij viti janë regjistruar 470 divorce, që është rritje prej 27,7 për qind ndaj numrit të divorceve në këtë periudhë vitin e kaluar.

Në korrik të këtij viti, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria po e shqyrton seriozisht mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për qytetarët e pamartuar. Ai e tha këtë në kontekstin e sfidave demografike me të cilat përballet vendi dhe rënies së natalitetit çdo vit.

Këtij njoftimi iu kundërvunë ashpër opozita LSDM dhe Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi, të cilët theksuan se martesa duhet të jetë zgjedhje personale, e jo detyrim tatimor për qytetarët.

Disa ditë më vonë, Mickoski deklaroi se nuk do të vendoset taksë për qytetarët e pamartuar. Ai sqaroi se deklarata e tij e mëparshme kishte për qëllim nxitjen e një debati publik për recesionin demografik, të cilin e quajti jashtëzakonisht shqetësues, dhe për uljen e numrit të martesave në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *