Anulohet sërish seanca gjyqësore pë “Modularen”. Besimi: Ka fakte të pakontestueshme për pafajsinë time

news
Advertisement

Gjykata Themelore e Tetovës ka shtyrë edhe seancën e dytë, të të akuzuarve për zjarrin në spitalin modular në Tetovë për shkak të mungeses se avokatëve.Seanca e radhës është vendosur në 8 nëntor, ora 10, shkruan Monitor.mk

Advertisement

Ish drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi, u shpreh se ka fakte për pafajësinë e tij.

Ju thash edhe heren e kaluar po ju perseris ,ju lus te percillni kete proces gjyqesor , ne te cilin une jam i bindur se me vertetimin e fakteve do te deshmohet pafajsija ime ne kete fatkeqesi! Per kete ekzistojne deshmi te pakontestueshme dhe ate do te paraqiten gjate procesit gjyqesor , prandaj une shpresoj se ky proces do te filloj dhe perfundoj se me shpejt” deklaroi Besimi.

Në Gjykatën Themelore – Tetovë, me 6 shtator filloi procesi gjyqësor për zjarrin vdekjeprurës në Spitalin Modular të Tetovës, por gjykimi u ndërpre për shkak se dy nga tre të akuzuarit nuk ishin të pranishëm. Nga të akuzuarit i pranishëm ishte vetëm ish-Drejtori I Spitalit Klinik, Florin Besimi, ndërsa mungonin ish-Drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Boban Vuçevski.
Pasi Gjykatësi Jordan Velkov, konstatoi se nuk janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit, anuloi nisjen e gjykimit për 14 Tetor./Monitor.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.