Ariana Lirey flet sërish për Don Xhonin: Ai është ish-i im dhe mund të bëjë çfarë të dojë

news
Advertisement

Pavarësisht se janë distancuar nga njëri-tjetri prej disa muajsh, ata po vazhdojnë të jenë sërish shumë të përfolur në shtypin rozë.

Advertisement

Bëhet fjalë për modelen ruse, Ariana Lirey dhe reperin nga Drenica, Don Xhoni, të cilët pas ndarjes kanë vazhduar të jenë po aq në qendër të vëmendjes.

Së fundmi kishte qarkulluar një video e artistit shqiptar dhe Era Istrefit, teksa këngëtarja po merrte një përqafim në një nga koncertet e tyre të përbashkëta.

E për këtë është pyetur Lirey nga ndjekësit se çfarë mendon për videon që u bë virale.

“Çfarë mendon për videon e Don Xhonit me Era Istrefit?”, ka qenë pyetja së cilës iu përgjigj: “Ai është ish i dashuri im dhe mund të bëjë çfarë të dojë”.

Dyshja u ndanë disa muaj më parë dhe pas kësaj pati një sërë akuzash ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë lidhjes, artisti ishte takuar me modelen në Dubai dhe aso kohe bënë bujë të madhe fotografitë e përbashkëta të tyre.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.