Arifi: Një shqiptar i Shqipërisë më ka quajtur serb, as në Gjermani nuk ndodh kjo

news
Advertisement

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është ankuar për trajtimin e preshevarëvë në Kosovë. Ai ka kërkuar trajtim më të mirë nga shteti dhe shoqëria, por ka thënë se trajtimi i preshevarëve, është edhe më i keq në Shqipëri.

Advertisement

Arifi ka treguar se si një shqiptar nga Shqipëria i kishte thënë se presheverët janë serbë, një gjë që e ka lënë të tronditur atë.

“Po jo bre, ata hala më katastrofë janë, ata këtë pjesën në Preshevë, po get edhe largësia po e bën të veten, as nuk e njohin. Mua më ka thënë njëri, po ju serb bre jeni, serb jeni. A po kupton, mua s’më ka thënë kurrkush serb në Gjermani. Shqiptari në Shqipëri më ka thënë serb je”, ka thënë Arifi.

Ndërsa, për trajtimin në Kosovë ka thënë se duhet të jetë më i mirë për preshevarët. Arifi ka deklaruar se Presheva ka dhënë shumë për Kosovën.

“Çdo student i yni preshevar, vjen këtu, duhet me pagu banesën…ok, si çdo student tjetër, ama njëfarë lloj trajtimi special kishim mujtë bre me ia dhënë Preshevës. Por Kosova… kemi biznese këtu, jetojmë këtu, kemi dhënë shumë për Kosovën… qysh mos me pas një trajtim pak më më të mirë”, ka deklaruar Arifi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.