Armët në dasma – Ministria e Brendshme dhe UNDP me fushatë për parandalim

news
Advertisement

Ministria e Brendshme dhe UNDP zhvilluan fushatë për parandalimin e pasojave të padëshiruara nga përdorimi i armëve dhe mjeteve piroteknike në dasma dhe festa të tjera familjare.

Advertisement

Jo vetëm këtë verë, por tradicionalisht në disa festa familjare në të gjithë vendin, disa prej të ftuarve qëllojnë në ajër gjatë festës, por askush nuk garanton se me këtë mund të ndodhë tragjedi.

“Jam e sigurt se askush nuk dëshiron qëllimisht ta kthejë ditën më të lumtur të një familjeje në tragjedi të madhe, por në të vërtetë mundet dhe ka ndodhur. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të gjithë ne jo vetëm ta ngremë zërin kundër të shtënave nëpër ahengje, por edhe të marrim masa. Le të marrim përgjegjësi dhe të tregojmë se mënyra më e mirë për të festuar është duke kënduar dhe kërcyer, jo duke gjuajtur”, tha Sanja Bojaniq UNDP.

“Departamentet tona të parandalimit organizuan aktivitete të përditshme në të gjithë territorin e vendit, ku i njoftuam qytetarët për dispozitat ligjore që sanksionojnë një sjellje të tillë dhe dënimet që shqiptohen, si dhe vëmendje e veçantë iu kushtua rreziqeve të përdorimit të armëve ndaj shëndetit dhe jetës”, u shpreh Toni Angellovski, Ministria e Punëve të Brendshme./ Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.