Hatërmbetje mes tyre? Rita Ora sqaron raportin me Dua Lipën dhe tregon nëse do të bashkëpunonte me të

news
Advertisement

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë arritur të ndërtojnë një karrierë të suksesshme.Megjithatë, ata janë përfolur shumë dhe për raportin e tyre. Pak orë para koncertit që do të mbajë në Tiranë, Rita ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për koncertin dhe mundësinë e një dueti me artistet e tjera shqiptare.

Advertisement

Një prej gazetarëve e ka pyetur këngëtaren për një duet me yjet e tjerë si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max. Ajo tha se ndihet e lumtur që vendi jonë po njihet më shumë falë artistëve shqiptarë. Sa i përket duetit, Rita tha se “gjërat bëhen në kohën e duhur” ndërsa shtoi se do të jetë gati kur të vijë koha.

“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera.

Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita. /abcnews.al

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.