Arrestohet shqiptari në Kolumbi, njihej me nofkën “Gucci”

news
Advertisement

Një shqiptar i akuzuar për trafik nërkotikësh, që mbante nofkën “Gucci”, është arrestuar nga policia kolumbiane. Lajmin e raportojnë mediat lokale në vendin amerikano-jugor.

Advertisement

Sipas raportimit, shtetasi shqiptar, i cili pretendonte se ishte nga Kosova, në fakt pas hetimeve rezultoi se ishte një ndër njerëzit më të mërkuar të Europës, i identifikuar si Deniz Klironomi (Floroiu). Në Shqipëri, Klironomi është një ndër personat më të këruar në Durrës, pasi rezulton i dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për plagosje.

“Duke qenë se kishte dokumente të Kosovës, i dërguam ato për verifikim tek autoritetet atje. Por rezultoi se ai person nuk ekzistonte. Dhe pasi bëmë verifikimet përkatëse rezultoi se ai ishte një prej personave më të kërkuar nga Interpoli”, tha një hetues i policisë kolumbiane për mediat vendase, transmeton a2cnn.

Sipas asaj që raportohet në mediat kolumbiane, Klironomi u ndoq për gati 7 muaj nga autoritetet, por gjithmonë ndryshonte vendbanim, duke i shpëtuar policisë. “Pasi e lokalizuam në një apartament në Barankija (Barranquilla), për rreth një javë ai nuk doli nga shtëpia. Por në një moment që doli në dritare, u identifikua nga një tatuazh në krahun e majtë”, shpjegoi hetuesi.

Raprotohet gjithashtu se shqiptari ka kërcënuar efektivët që e kanë arrestuar që të mos e ekstradojnë në Shqipëri. Ai gjithashtu është përgjuar teksa flet me kontaktet e tij në Shqipëri dhe Rumani, të cilëve u thotë se është i gatshëm të paguajë sa të duan, vetëm që të mos realizohet ekstradimi.

Kolonelja e Policisë Kolumbiane, Olga Salazar, tha se “Gucci”, ishte ortak me organizatën kriminale “Los Pachenca” që aktivitetin e saj e zhvillon në pjesën veriore të Kolumbisë. Përveç plagosjes në Shqipëri, ai kërkohet edhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik narkotikësh, trafik qeniesh njerëzore dhe armëmbajtje pa leje.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.