Advertisement
Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka sulmuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Ajo adresoi akuza të ashpra ndaj Mickoskit dhe thotë se ai fshihet.
Advertisement
“Kur gënjeni dhe kur tundni dokumentet dhe kur dora të dridhet. Ku është kryetarja e mprehtë, nuk e shoh këtu? Ku fshihet Mickoski? A kemi një përgjigje? Ai nuk është askund, ai fshihet. Në VMRO-DPMNE ka shumë njerëz të ndershëm, punëtorë dhe trima. Mickoski, për fat të keq, nuk është njëri prej tyre”, tha Arsovska.
Advertisement