I burgosuri nga Shkupi realizoi planin për vjedhje gjatë vikendit të lirë

news
Advertisement

MPB njofton se është zbardhur një rast i vjedhjes në Shkup, përcjell TV21. Policia njofton se tentativa për vjedhje në gjatë muajit maj është bërë nga një i burgosur, i cili veprën e kishte kryer pasi kishte shfrytëzuar të drejtën për fundjavë të lirë.

Advertisement

“Njësiti i Punëve të Brendshme-Departamenti për Çështje Penale në Kisella Vodë zbardhur veprën penale “vjedhje e rëndë” në tentativë në banesë në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, pronësi e J.D. nga Shkupi, e bërë më 15.05.2022. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe pas ekspertizës, me datë 14.09.2022 është konstatuar se kryesi i veprës është N.D.(35) nga Shkupi, i cili është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Idrizovës, i cili veprën penale e ka kryer gjatë fundjavës së lirë. Me të në burg është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet një raport përkatës”, thonë nga MPB.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.