Astrologia Meri Shehu publikon parashikimin për muajin tetor, këto janë shenjat me më pak fat

news
Advertisement

Astrologe Meri Shehu ka publikuar renditjen e shenjave në parashikimin astrologjik për muajin tetor 2022.

Advertisement

Ja renditja e shenjave nga ajo me pak me fat te ajo me e favorizuara:

12 – Demi
Çlirohen në çështjet ekonomike me ikjen e Mërkurit të kundërt ndaj kjo i sjell në ujërat e tyre të sigurisë sepse do fitojnë më shumë pikë në këtë fushë. Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me shëndetin dhe punën. Kujdes zhgënjimet në dashuri.

11 – Gaforrja
Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me karrierën ndaj janë këto pozicione. Planet dhe projektet e tyre janë të mira, do ecin e përparojnë por kujdes me stabilitetin e tyre në të ardhmen.

10 – Bricjapi
Ka më shumë ecuri në lidhje me çështjet ligjore, çlirohet në kontrata e bashkëpunime, ecën dhe përparon, por kujdes sepse në një punë të dyfishtë do kenë prapaskena ose do hyjnë në një punë të dyshim të falë Neptunit dhe Marsit që kanë katërkëndëshin e vështirë.

9 – Dashi
Ka Hënën e plotë në shenjën e tyre dhe do bien shumë në sy, do marrin iniciativa, do riskojnë me energjinë, do jenë rebelë, por tashmë janë më të çliruar në lidhje me punën e shëndetin.

8 – Peshqit
Duhet të kenë kujdes me ujërat , pijet, jetën e pakontrolluar, tradhtive e pasigurive, por gjithsesi do bëjnë hap të mirë përpara për sa i përket marrëdhënieve, kontratave e bashkëpunimeve.

7 – Luani
Ekonomikisht do dalin shumë mirë dhe çlirohen përfundimisht nga disa brenga ekonomike. Do nisin të kenë një jetë sociale, do shkojnë nëpër mbrëmje, festa e evenimente të rëndësishme. Do kenë shume fat ne dashuri.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.