Avion privat i Kylie Jennerit që i kushtoi mbi 74 milionë euro merr vëmendjen e fansave në episodin e ri të “The Kardashians”

news
Advertisement

Kylie Jenner është një nga anëtaret e familjes Kardashian-Jenner me statusin e miliarderes dhe jeta e saj luksoze u tregua edhe së fundmi në episodin e ri të shfaqjes “The Kardashians”.

Menytë e ushqimit dhe pijeve të yllit të “Kardashians” në avionin e saj luksoz privat, Kylie Air, u zbuluan në episodin e radhës të familjes së saj Hulu të enjten (20 tetor) dhe shpejt u bë viral në rrjete sociale duke marrë vëmendjen e fansave.

Advertisement

Motra e saj Kendall Jenner e huazoi avionin për një udhëtim me shoqen Hailey Bieber dhe Justine Skye, dhe pamjet nga afër të menysë treguan se të ftuarit mund të porosisin artikuj të tillë si një sallatë pule aziatike, një sallatë Caprese dhe pulë pa gluten.

Ndërkohë, menyja e koktejit ofroi një margaritë luleshtrydhe të bërë me tekila të markës Kendall’s 818, vodka, shampanjë trëndafili dhe një opsion vodka boronicë.

Kylie, 25 vjeç, bleu avionin Global Express për 72.8 milionë dollarë (74.7 milionë euro) në vitin 2020, shkruan PageSix.

Avioni gjigant është përshtatur me sedilje bezhë që kanë të shkruar inicialet “KJ” dhe ndriçim me ngjyra përgjatë tavanit që mund të programohet të shkëlqejë në nuanca të ndryshme.

Sipas The Sun, Kylie Air ka gjithashtu dhoma të shumta, duke përfshirë një suitë argëtimi, një suitë master, dy banja, një galeri, zonë pushimi të ekuipazhit, dollap dhe shumë depo.

Në fillim të këtij viti, aktivistët e ndryshimeve klimatike kritikuan Kylie për një fluturim 17-minutësh me avion brenda Kalifornisë nga Camarillo për në Van Nuysr në Van Nuys.

Megjithatë, Kylie nuk iu drejtua këtyre polemikave dhe reagimeve asnjëherë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.