“Bashkë deri në vdekje”, të dy 100 vjeç, burrë e grua vdesin vetëm pak orë larg njëri-tjetrit

news
Advertisement

Një çift i moshuar vdiq brenda pak orësh nga njëri-tjetri pas gati tetë dekadash martesë.

Advertisement

June dhe Hubert Malicote, të dy 100 vjeç, nga Ohio ishin të martuar për 79 vjet dhe historia e tyre e dashurisë mori fund javën e kaluar.

Djali i tyre Sam, 76 vjeç, tha se nëna e tij u sëmur rëndë një ditë pas Ditës së Falënderimeve dhe u vendos në Hospice of Hamilton në Ohio. Çifti ishin bashkë deri në fund, pasi ndanë një dhomë në spital ku qëndruan pa ndjenja për pesë ditë.

Hubert vdiq më 30 nëntor rreth orës 21:00. Ndërsa 20 orë më vonë, më 1 dhjetor ndërroi jetë edhe gruaja e tij.

“Ata jetuan një jetë të gjatë, të lumtur së bashku dhe ishin të përkushtuar ndaj Zotit dhe familjes.”

Si June ashtu edhe Hubert u rritën në Kentaki dhe u takuan në një shërbim kishe në vitin 1941, shkruan NYP.

“Zogjtë e dashurisë” shkëmbyen betimet një vit më vonë në moshën 20-vjeçare kur Hubert ishte në shtëpi me leje nga Marina e SHBA-së.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.