Tensionet në veri, ish-luftëtari i UÇK-së: Jemi gati të përballemi me Vuçiçin

news
Advertisement

“Ne nuk e duam luftën, asnjëherë, por nëse ajo do të na imponohet, jemi të gatshëm t’i përgjigjemi deri në atomin e fundit.”

Advertisement

Kështu u shpreh ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj në një intervistë për Euronews Albania, pyetur nëse situata në veri mund të përshkallëzohet.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është ai që jep urdhra për ta bërë sa më të pasigurt zonën e veriut.

– Advertisement –
“Është problem të ketë një qetësi derisa në Serbi të ndryshohet mentaliteti shovinist, të cilën ata e kanë të mbjellë prej Vasa Çubriloviç, ndoshta edhe më herët. Aty ka shumë burime helmesh të cilët helmojnë popullin e tyre së pari dhe shkaktojnë probleme të herëpashershme ndaj kombit shqiptar. Në veri zbatohen të gjitha urdhrat e kriminelit i cili erdhi në Tiranë në datën 6. Ata zbatojnë me përpikmëri urdhrat e Vuçiçit për ta bërë sa më të pasigurtë zonën e veriut, për të arritur kërkesën dhe maninë e tij se veriu duhet të udhëhiqet vetëm prej serbëve dhe aty nuk kanë çfarë bëjnë shqiptarët.

Këtë ne e kemi pritur. Ne nuk e duam luftën, asnjëherë, por nëse ajo do të na imponohet, jemi të gatshëm t’i përgjigjemi deri në atomin e fundit, ashtu siç e kemi shprehur më herët, ashtu siç kemi qenë. Ne do të ballafaqohemi edhe me kriminelët, dhe me tradhtarët për të mbrojtur çdo pëllëmbë të atdheut tonë. Serbia, me intrigat, me vrasjet, me kërcëninmet, ndoshta me gjithçka që mund të përdorë, nuk do arrijë asnjëherë të na mposhtë e të na gjunjëzojë, qoftë duke vrarë emigrantët tanë që kalojnë ande, qoftë duke shpërthyer bomba në veri të Mitrovicës. Edhe ne nuk jemi më ata të 1999, edhe ne jemi sofistikuar, jemi shkolluar dhe jemi përgatitur me forcat e NATO-s “, theksoi ai.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.