Bashkë më referendumin të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, kërkon Mickoski

news
Advertisement

Bashkë më referendumin të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, kërkon kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell TV21. I pyetur nëse do të heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse pranohet kërkesa e VMRO-DPMNE-së për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, Mickoski tha se është pikërisht e kundërta, respektivisht se mund të realizohen të dy proceset përnjëherë.

Advertisement

“Jo, jo, e kundërta. Mbajtja e referendumit është mundësi e shkëlqyer që së bashku me referendumin, me një harxhim të organizojmë edhe zgjedhje parlamentare. I bëj thirrje pushtetit, shumicës parlamentare të tregojë karakter demoktratik, të inkurajohen dhe t’i konfirmojë politikat e saja në zgjedhjet parlamentare që do të kishin ndodhur që bashku me referendumin.”

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.