Bekteshi kërkon mbështetje nga bashkësitë fetare/ BFI: Çdo të premte, në xhami do të flitet për kursim të energjisë

news
Advertisement

Bashkësia Fetare Islame do të kërkojë nga besimtarët që në periudhën e dimrit të kursejnë energjinë elektrike. Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu do të flas me të gjitha myftinitë në vend, ndërsa vetë ai çdo të premte do të paraqitet nëpër xhamitë e vendit për të apeluar deri të qytetarët që të kenë kujdes me harxhimin e panevojshëm të rrymës. Kështu i premtoi kreu i BFI-së, Fetahu, ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në takimin e përbashkët që patën për krizën energjetike.

Advertisement

“Ne menjëherë do të apelojmë në të gjitha 700 e disa kryesi që kemi në RMV, në 13 myftinitë tona ku ato do të apelojnë tek të gjithë xhamitë e kështu me radhë që me të vërtetë të kenë kujdes. Tek e fundit ai kujdes është edhe për nevojat e xhamisë që të mos harxhojnë buxhetin e tyre që vjen nga besimtarët”- deklaroi Shaqir Fetahu, Kryetar i BFI-së.

Logo

Maqedoni
Bekteshi kërkon mbështetje nga bashkësitë fetare/ BFI: Çdo të premte, në xhami do të flitet për kursim të energjisë

By
Valmira Zendeli
19/09/2022 18:28

Bashkësia Fetare Islame do të kërkojë nga besimtarët që në periudhën e dimrit të kursejnë energjinë elektrike. Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu do të flas me të gjitha myftinitë në vend, ndërsa vetë ai çdo të premte do të paraqitet nëpër xhamitë e vendit për të apeluar deri të qytetarët që të kenë kujdes me harxhimin e panevojshëm të rrymës. Kështu i premtoi kreu i BFI-së, Fetahu, ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në takimin e përbashkët që patën për krizën energjetike.

“Ne menjëherë do të apelojmë në të gjitha 700 e disa kryesi që kemi në RMV, në 13 myftinitë tona ku ato do të apelojnë tek të gjithë xhamitë e kështu me radhë që me të vërtetë të kenë kujdes. Tek e fundit ai kujdes është edhe për nevojat e xhamisë që të mos harxhojnë buxhetin e tyre që vjen nga besimtarët”- deklaroi Shaqir Fetahu, Kryetar i BFI-së.

Brenda javës ministri Bekteshi pritet të realizojë takim edhe me Kishën Ortodokse Maqedonase. Sipas tij, ndikimi i bashkësive fetare tek qytetarët është i madh, prandaj edhe ka nisur takimet me udhëheqësit e bashkësive fetare.

“Mbështetje e madhe do të jetë çdo mesazh që do të dalë nga ana e BFI-së dhe në të njëjtën kohë mesazhi do të shpërndahet nëpërmjet xhamive deri tek të gjithë besimtarët qofshin shqiptarë, maqedonas, turq apo etni tjetër. Çdo kursim e ndihmon edhe buxhetin familjar dhe në të njëjtën kohë e ndihmon edhe institucionet ne pjesën e uljes së harxhimeve”- deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Sa i përket kursimit të rrymës nëpër xhami, Fetahu tha se në 24 orë objektet fetare harxhojnë shumë pak sepse këtë e kanë obligim fetar.

“Ne nëpër xhamitë tona duke e ditur se harxhohet ndonjëherë rrymë e madhe, ne shkojmë vetëm aty ku ka nevojë p.sh një pjesë e xhamisë nxehet edhe atë e bëjmë në mënyrë automatike që ajo të ndizet 5 minuta para kryerjes së lutjes deri 10 minuta pas kryerjes së lutjeve nëpër xhami. Kur do ta organizojmë si duhet as 1 orë nuk do të harxhohet nëpër objektet fetare energji elektrike”- tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.

Fetahu shtoi se gjithashtu xhamitë harxhojnë pak energji elektrike për shkak se faturat e xhamive paguhen nga vetë besimtarët, ndërsa dhe vetë xhamitë financohen nga buxheti i qytetarëve.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.