Berisha e ndan rrogën për dy arsimtarë: “Këta e kanë mundur Millosheviqin o Albin zeza”

news
Advertisement

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për grevën e sindikatave të cilët po kërkojnë të realizohen kërkesat e tyre nga Qeveria e Kosovës.

Advertisement

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se provokimi i situatës dhe punëtorëve të arsimit e të tjerëve, është një tendencë për t’ua mbyllë gojën ose për t’i nxitur në demonstratë kundër qeverisë, duke i krahasuar ata me protestuesit serbë në veri.

Por, Berisha ka thënë se këta janë të njëjtit persona puna e të cilëve është në themelet jo vetëm të Republikës së Kosovës.

“Këta burra e kanë mundur Millosheviçin me 200.000 ushtarë e polic o Albin zeza! Kërkesa e tyre për mbijetesë në këtë kohë krize, e ka mbështetjen time shpirtërore e humane! Jam me ju të dashur arsimtarë do të ndaj rrogën time të deputetit me dy prej jush që mi cakton sindikata”, ka thënë Berisha.

Njoftimi i plotë:

Provokimi i situatës përmes tashmë provokimit të punëtorëve të arsimit dhe të tjerë, nga ana e Albinit, është një tendencë për t’ua mbyllë gojën ose për ti nxitur në demonstratë kundër qeverisë, duke i krahasuar ata me protestuesit serbë në Veri!

E kënd?!

Arsimtarët, puna e të cilëve është në themelet jo vetëm të Republikës së Kosovës por edhe të çdo familje shqiptare kosovare!

Këta burra e kanë mundur Millosheviçin me 200.000 ushtarë e polic o Albin zeza!Kërkesa e tyre për mbijetesë në këtë kohë krize, e ka mbështetjen time shpirtërore e humane!

Jam me Ju të dashur arsimtarë dhe do ta ndaj rrogën time të deputetit, me dy prej jush që mi cakton sindikata.

Shembja e qeverisë së mashtrimit kombëtare, e qeverisë Kurti, duhet të dalë nga dyert e Universitetit, nga dyert që bëjnë të shndrisë Dielli i lirisë për kombet e pushtuara nga regjimet totalitare a autokratike!

Kjo është edhe një shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përmes së cilës garantohet e drejta e punëtorëve për të mbështetur kërkesat e tyre. Ndaj sanksionimi penalizues i kësaj të drejte universale të punëtorëve të arsimit dhe në përgjithësi administratës dhe shërbimeve, që bëri qeveria Kurti, është në vazhdën e veprimeve për instalimin e diktaturës neokomuniste.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.