BESA: Përkrahim protestat kundër dhunës ndaj grave

news
Advertisement

Lëvizja Besa nëpërmjet një komunikate për media ka bërë me dije se ato pëkrahin protestën e sotme në Tetovë kundër dhunës ndaj grave.

Advertisement

“Konventat ndërkombëtare e për të Drejtat e njeriut me ashpërsinë më të madhe dënojnë dhunën ndaj njerëzve të pa fajshëm, e në veçanti ndaj femrës. Lëvizja BESA duke ndjekur kohëve të fundit situatën e krijuar me rritjen e dhunës ndaj grave, andaj përkrahim fuqishëm protestën e sotme në Tetovë të organizuar kundër dhunës ndaj gruas.
Vlerësojmë se duhet respketuar vlerat tradicionale të familjes shqiptare, ku gruaja, nëna, motra dhe vajzat janë themeli i një shoqërie të shëndoshë. Tentimi për të prishur këtë traditë është i pa pranueshëm dhe në dëm të shoqërisë sonë. Patriotizëm i vërtetë sot është luftimi i fenomeneve negative dhe luftimi për të ruajtur vlerat tona tradicionale”
, thuhet në komunikatën e Besës./Monitor.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.