Bora shkëlqeu në hapjen e “DWTS”, Donaldi rikrijon një nga imazhet e saj

news
Advertisement

Ndarja dhe më pas ribashkimi i tyre ka bërë bujë të madhe në media rozë.

Advertisement

Çifti më i përfolur i momentit, prezantuesja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj pasi u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit nuk po i kursejnë postimet për romancën e tyre.
Mbrëmë (e premte) Bora shkëlqeu në natën e parë të spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars”.
Për ta përkrahur aty ishte dhe Donaldi i cili ndau disa postimet nga prapaskena teksa e ngacmonte me shaka moderatoren të cilën e quajti “yll”.

Ndërkohë, vet Bora ka postuar disa imazhe me një nga dukjet e mbrëmjes të realizuara në skenën e “DWTS”.

Por, i njohur për sensin e tij të humorit, Donaldi nuk ka hezituar që ta rikrijojë një nga fotot e partneres së tij të shkrepura në të njëjtin vend dhe me pozë të ngjashme si ajo.

“Ylli i vërtetë”, ka shkruar aktori dhe moderatori me shaka sipër imazhit të tij.

Ndryshe, Bora ishte e ftuara e parë në sezonin e dytë të emisionit “Më lër të flas” ku edhe foli për ribashkimin me Donaldin.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.