Braziliani me 8 gra: Seksin ua ofroj me orar dhe luksin pa limit

news
Advertisement

Është e çuditshme, por poligamia ka zënë vend edhe në Brazil.Forma e martesës me më shumë se një grua, po jetohet nga braziliani Arthur Urso.Ky i fundit njihet si adhuruesi i seksit dhe poligamisë, ndërsa ka marrë pseudonimin “Hugh Hefner”.

Madje më interesante është fakti se djali ka ndërtuar edhe botën e tij me rregullat e tij të shfrenuar dhe të egra.
Arthur ka marrë tetë gra, ndërsa me to është martuar në të njëjtën kohë në një ceremoni madhështore.
Me to ai jeton në një rezidencë të quajtur “Dashura e lirisë”.
Martesa e tyre nuk ka status ligjor pasi poligamia është e paligjshme në Sao Paulo dhe në të gjithë Brazilin, por burri me shumë gra po e shijon në maksimum jetën e zgjedhur.
Ju do thoni si ja del Arthur të kënaqë të tetë gratë? Fare e thjeshtë për të!
Ai ka bërë një orar për kohën që do bëjë seks me to dhe kalon kohë të barabartë me secilën prej grave.
Por si të gjithë meshkujt, edhe Arthur ka një ankesë ndaj grave të tij.

Për të problem janë faturat e tepruara që i kërkohet të paguajë për to.
Epo fundja ky është problem i meshkujve që kanë një grua, jo më i Arthur që ka jo pak, por plot 8 gra.
E sa i përket fqinjëve, për ta jeta që ka zgjedhur Arthur me 8 gra është e çuditshme ndërsa në murin afër rezidencës së tij shkruajnë: “Familje demonësh, largohuni, nuk jeni të mirëpritur ”!

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.