Bujar Osmani në Mal të Zi, takoi Gjukanoviqin dhe Abazoviqin

news
Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së sotme në Mal të Zi me rastin e Takimit Ministror të SHBA-së – Karta e Adriatikut të grupit A5, ka zhvilluar takime të ndara me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe me kryeministrin, Dritan Abazoviq.

Advertisement

Në takime siç njoftojnë nga MPJ, u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, aktivitetet në lidhje me NATO Aleancën, si dhe sfidat e përbashkëta që lidhen me negociatat e dy vendeve për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

“Në takim u diskutua edhe për rrethanat gjeopolitike në nivel ndërkombëtar, me fokus të veçantë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe pasojat e të njëjtit në rajon; ndërsa Osmani e rikonfirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën në çdo nivel të mundshëm”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.