Bullgaria ofron studime falas për të gjithë studentët nga Maqedonia e Veriut

news
Advertisement

Studentët nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të mund të studiojnë plotësisht falas nëpër universitetet shtetërore të Bullgarisë. Këtë e parashikojnë ndryshimet e propozuara nga ministri bullgar i arsimit Sasho Penov, raportojnë mediat bullgare, me ç’rast propozimi parashih që studentët nga Maqedonia e Veriut të përjashtohen nga të gjitha pagesat (tarifat), përcjell INA. Deri më tani, studentët e pranuar sipas dekretit të vitit 1997 (deri në 300 persona në vit) paguanin tarifat, shuma në varësi të drejtimit. Se si do të jetë organizimi për pranimin e studentëve dhe doktorantëve nga Maqedonia e Veriut do të përcaktohet çdo vit me urdhër të ministrit të Arsimit. Pritja e studentëve kandidatë do të organizohet nga Ministria Bullgare e Arsimit dhe Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pranimi i doktorantëve do të bëhet në bazë të dokumenteve. Mjetet e nevojshme për shkollimin e studentëve dhe doktorantëve – deri në 5 persona në vit – do të sigurohen nga shteti bullgar nga buxheti i shtetit përmes buxheteve të shkollave të larta përkatëse. Shpenzimet e fakulteteve për studentët nga Maqedonia e Veriut do të rimbursohen me mjete nga buxheti i shtetit. Shuma shtesë e kërkuar për 300 studentë në vit është: për vitin 2023 – 345,0 mijë leva, për vitin 2024 – 390,0 mijë leva dhe për vitin 2025 – 390,0 mijë leva. (një lev është 31,64 denarë).

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.