Çështja e targave duhet që së paku të shtyhet edhe për një vitë, konsideron ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, raportoi Euronews në gjuhën serbe, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Zgjidhjet, tha Hill, duhet të gjenden brenda Kosovës. Njëahtu, ambasadori amerikan tha Kosova duhet të ketë perspektivën e pozicionit ndërkombëtar, ndërsa serbët e Kosovës të kenë perspektivën e asaj “se si do të duket jeta e tyre dhe se si do ta jetojnë atë”.
“Ky rajon duhet të qetësojë pasionet e veta”, ka thënë Christoipher Hill. Christopher Hill i cili po merrte pjesë në një takim në Institutin për Gjenetikë Molekalure dhe Ingjinieri Gjenetike në Beograd, tha se siutata në Kosovë duhet të qetësohet në mënyrë që të krijohen kushtet për ndërtimin e një qendre bioteknologjike edhe në Kosovë./Reporteri.net/