S’zgjidhet problemi Kosovë-Serbi me procedura ligjore

news
Advertisement

Shkruan Agron Hoti

Advertisement

Axhamillëku ynë politik paska menduar që zgjidhja e problemit të Veriut të Kosovës bëhet me procedura ligjore, pra, thjeshtë i shpallim zgjedhjet, vendosim kryetarët nëpër bashkitë e veriut, e shtrijmë sovranitetin atje përmes Policisë së Kosovës ku askush s’bën zë, e përzëmë Serbinë, normalizohet situata dhe me kaq kryhet puna. Sa e lehtë aq edhe e thjeshtë dhe aq më tepër shumë e dëshirueshme. Po kush ai shqiptar apo ajo shqiptare nëse jo edhe ndërkombëtar që nuk e do këtë mënyrë ideale zgjidhjeje problemi?!
Po të ishte kaq i thjeshtë problemi i Kosovës me Serbi, atëherë ne, qysh në vitin 1991, pse jo edhe shumë më herët, do të kishim mundur shumë lehtë ta hartonim një kushtetutë me ca ligje, përmes së cilave pastaj do ta kishim përzënë Serbinë nga këto troje, pa pasur fare nevojë për dramat njerëzore e tmerret nëpër të cilat kemi kaluar si popull.
Bile me procedurë ligjore do të arrinim ta merrnim deri te Molla e Kuqe nëse jo edhe përtej, pse jo, me një të mëshuar kalemi do ta bënim edhe Beogradin shqiptar! Aq më tepër që do të bëheshim shembull për globin se si një popull i vogël i urtë e kurrë pushtues në Evropë siç ishim dhe jemi ne shqiptarët, ia kishim dalë mbanë që me një të mëshuar kalemi t’i zgjidhnim problemet historike me fqinjin agresiv e pushtues siç vazhdimisht ka qenë Serbia.
A s’paska ditur apo mundur Agroni me Teutën që me procedura ligjore ta krijonin një mega-shtet ilir në Evropë, apo Gjergj Kastrioti i cili shumë lehtë ka mundur që me një të mëshuar kalemi ta pushtonte tërë Perandorinë Osmane, ose Ismail Qemali ta bënte shtetin shqiptar ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, ose Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i rikthente të gjitha trojet shqiptare nën flamurin kuq e zi, thjeshtë të tërën me procedurë ligjore?
Jo, nuk kanë mundur, sepse problemet mes popujve e shteteve nuk zgjidhen me procedura ligjore pa gjuhën e forcës, sepse pa fuqi ushtarake e mbështetje ndërkombëtare nuk bëhet asgjë mbi këtë tokë. E këtë askush s’e di më mirë se sa vetë ne shqiptarët, që ishim pre e vazhdueshme e copëtimit të trojeve tona para syve tanë.
Po të zgjidheshin problemet mes shteteve me procedura ligjore Palestina e Izraeli qysh moti do të ishin të pajtuar mes vete, pastaj Qipro Greke me atë Turke do të ishin harruar si problem, ose Kina me Tajvanin, India e Pakistani për Kashmirin, Kurdët si populli më i madh në glob pa shtet, qysh moti do ta kishin shtetin e tyre, Tibeti po ashtu, minoriteti turk në Xingijang të Kinës, Ukraina përballë Rusisë, e sa e sa raste tjera pafund në glob. Fundja nëse procedurat ligjore do të funksiononin në zgjidhjen e problemeve mes popujve e shteteve, atëherë s’do të kishim pasur fare deri me sot luftëra të tmerrshme botërore me miliona jetëra të humbura.
Axhamillëku ynë politik paska harruar ose nuk e ditka që shtetbërja ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë çështje e Fuqive të Mëdha, të cilat sot quhen me emër modern “bashkësia ndërkombëtare”. Kosova – ashtu sikurse përcaktimet e kufijve në Evropë – ka qenë problem ndërkombëtar, është dhe do të jetë i tillë derisa të zgjidhet problemi me Serbi. Nuk duhet harruar se edhe vetë ekzistenca e një shteti në glob, pavarësisht se a ka probleme apo jo, përbën një çështje ndërkombëtare në vetëvete duke qenë se vetë shteti është subjekt i të drejtës ndërkombëtare.
Sepse po të mos ishte ndërkombëtar problemi Kosovë-Serbi, çfarë do të kërkonte atëherë ambasadori rus në veri të Kosovës dhe njësitë elitare ushtarake ruse të dirixhuara nga Qendra ‘Humanitare’ Ruse në Nish të Serbisë. Nëse ne si Kosovë paskëshim qenë në gjendje ta zgjidhnim vetë problemin me Serbi me procedura ligjore, pse atëherë s’i paskëshim treguar me kohë SHBA-së, BE-së e NATO-s, që të mos ndërmerrnin gjithë atë fushatë politike, diplomatike e ushtarake për ta gjunjëzuar e shkatërruar Bashkimin Sovjetik, pa shkatërrimin e të cilit pavarësia e Kosovës do të ngelej vetëm një ëndërr e bukur në mendje dhe letër?
Nuk lindi historia sot, as dje, e nuk do të përfundojë as nesër. Proceset historike ecën, s’ka ç’i ndal. Deri dje as bukë s’ngopeshim nga mjerimi socio-ekonomik, ndërkohë që sot sfidën e kemi se si të hamë sa më pak shkaku i mbipeshës që po bëhet problem kombëtar dhe pse jo edhe ndërkombëtar. E kjo mirëqenie sociale që kurrë s’e kishim na erdhi vetëm falë mbështetjes së Perëndimit.
Prandaj, politika jonë duhet ta kuptojë që problemi i Veriut të Kosovës nuk zgjidhet as me Polici të Kosovës, as me procedura ligjore, e as me tifozëri prej patriotësh rrjetesh sociale, e aq më pak me fjalë të mëdha e të bukura që kënaqin veshin e qytetarit e që në fakt e gënjejnë atë. Por, problemi zgjidhet vetëm duke e parë atë në kontekst të ballafaqimit SHBA-Rusi. SHBA është e interesuar që ta zgjidhë problemin në veri, sepse vetë zgjidhja atje krijon qetësi e qetësia aty djeg çfarëdo karte destabilizimi që po synon Rusia.
Politika jonë

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.