“Çmimet janë rritur më shumë se pagat”, Maqedonia me 18,7% ka inflacionin më të lartë në rajon

news
Advertisement

Maqedonia me 18,7% e ka inflacionin më të lartë në rajon, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Këtë mund ta vërejë çdo qytetar kur del për të blerë në ndonjë dyqan, sepse çmimet e produkteve janë rritur në mënyrë drastike, kurse nuk ka rritje reale të pagës mesatare, shton ai.

Advertisement

Khloe Kardashian Gets Cozy with Michele Morrone
RED CARPET WATCHER
“Inflacioni në gusht, muajin që e krahason Kovaçevski, është 18,7% dhe pa asnjë dyshim është më i lartë në rajon, nuk ka inflacion më të lartë. Kjo do të thotë se nëse paga është rritur për 11,1%, paga mesatare, siç pohon ai, rritja reale është 7,6% në minus. Domethënë kemi më shumë shpenzime dhe më pak rrogë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Zëvendëskryeministri për Ekonomi, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Click Plus” të TV21 nuk kishte tone shumë optimiste. Ai konfirmoi se inflacioni ka shënuar rritje prej mbi 18%, por shtoi se kjo i referohet muajit shtator, ndërsa në nivel vjetor inflacioni është rreth 12%. Duhet të jemi të lumtur nëse vazhdojmë brenda nivelit vjetor, tha ai.

“Ne ende e mbajmë mesataren vjetore diku rreth 11,6. E kam thënë në disa raste se nëse i përmbahemi atyre kornizave mes 10 dhe 12%, do të mund të themi se jemi të lumtur që jemi në atë nivel. Fatkeqësisht, inflacioni… nuk krahasohem me vendet ku është mbi 20%, ka disa të tilla, por në fqinjësi dhe në Bashkimin Europian kjo ndoshta do të vazhdojë edhe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Kryeministri Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se paga mesatare është rritur për 11,3% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Pagat do të vazhdojnë të rriten, pensionet do të rriten, sepse synojmë ta arrijmë standardin evropian, shkruan Kovaçevski./TV21ë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.