Çmimet si në Evropë, por rrogat 10 herë më të vogla në Maqedoni

news
Advertisement

Çmimi i bukës në vendin tonë tejkalon çmimin në disa qytete evropiane. Kështu, në Lion tw Francws mund të blini një kilogram bukë (bagetë) për 85 denarë, në Hamburg për 79 denarë, në Shkup 470 gramë shiten për 52 denarë, që do të thotë se një kilogram do të kushtonte 105 denarë, sa është edhe në qytetin italian, Milano.
partnerëve të biznesit dhe konsumatorëve, si dhe respektimin e rregullativës ligjore si zgjidhje e qëndrueshme për rritjen dhe zhvillimin e biznesit.

Advertisement

“Çmimet e produkteve përfundimtare përcaktohen nga çmimet e imputeve të prodhimit, e duke pasur parasysh situatën aktuale me çmimet e energjencave, tendenca e rritjes ka një dimension global. Kur krahasoni çmimet e produkteve në vende të ndryshme, duhet pasur parasysh se çmimi i rrymës në vendet fqinje dhe më gjerë janë të subvencionuara nga shteti, kështu që edhe pjesëmarrja e tyre në çmimin e produktit final është më e vogël. Kur bëhet fjalë për çmimet e produkteve bazë, marzhat janë të kufizuara, duke krijuar rregulla të qarta të lojës”, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Më 20 shtator, Qeveria solli vendim të zgjatet masa për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë. Nga atje thonë se kjo është si rezultat i asaj se situata në treg tregon se çmimet nuk janë stabilizuar, prandaj lindi nevoja për vazhdimin e afatit edhe për 3 muajt
e ardhshëm të këtij viti. Janë shtuar edhe kontrollet nga shërbimet inspektuese, porositin nga Qeveria.

“Me vendim të Qeverisë, marzhi tregtar i shoqërive tregtare dhe individëve tregtarë pjesëmarrës në zinxhirin tregtar të bukës së bardhë, të prerë në copa ose të plotë, sheqerit të bardhë dhe vajit luledielli ushqimor caktohet deri në 5% në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Ndërkaq, lartësia e marzhit tregtar të shoqërive tregtare dhe individëve tregtarë pjesëmarrës në zinxhirin tregtar të miellit të grurit – tip 400 dhe tip 500, makarona dhe spageta nga gruri i fortë, orizi i bardhë maqedonas dhe qumështi lope me përmbajtje yndyre prej 2,8% , 3.2% dhe 3.5% yndyrë qumështi dhe vezë caktohet deri në 10% në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, thonë nga Qeveria.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se në fillim të qershorit të këtij viti, pa pasur ndonjë arsye, Qeveria ka ndërprerë negociatat me ta për rritjen e kërkuar prej 2.806 denarëve, që është rezultat i kompromisit me Qeverinë. Sipas ligjit, rritja është 18%.

“Punëtorët janë të diskriminuar dhe të vendosur në pozitë të pabarabartë. Disa prej tyre u bënë me harmonizim të rrogave, sipas Ligjit për Pagën Minimale, e disa të tjerë jo. Për këto arsye, LSM-ja ngriti padi kundër shtetit para gjykatave vendase. Padia është ngritur më 2 shtator 2022, kurse seanca e parë ende nuk është caktuar. Presim që Gjykata ta kryejë detyrën e saj dhe të tregojë profesionalizmin dhe paanshmërinë e saj gjatë procesit të vendimmarrjes”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Është sjellë edhe masë për çmim të subvencionuar të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël prej 80%. Paga minimale është rritur për 100% dhe ajo tani është 18.000 denarë, thonë nga Qeveria.

Pensionistët marrin pensione më të larta për 6.8%, me harmonizimin e bërë në muajin shtator. Rreth 35.000 të punësuar në sektorin e arsimit, nga të cilët 25.000 mësimdhënës dhe personel tjetër morën rritje pagash.

Me një propozimligj po rriten edhe të ardhurat mujore të të gjithë ofruesve të shërbimeve në institucionet për fëmijë – çerdhe për 15%, është përgjigjja e Qeverisë në pyetjen – se çfarë po ndërmarrin për t’u ndihmuar qytetarëve në drejtim të tejkalimit të krizës ekonomike.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.