Çun Lajçi nuk e mohon se e raportoi djalin e tij në polici: I mirë, i keq, djali është i imi ky që është

news
Advertisement

Pak orë më parë është raportuar se djali i aktorit Çun Lajçit ka therur veten dhe më pas ka kanosur edhe prindërit, shkruan Periskopi.

Advertisement

Siç u raportua rastin në polici e kishte lajmëruar edhe vet Çun Lajçi. Madje aktori doli dhe e konfirmoi këtë gjë, por tha se mediat nuk raportuan saktë, duke shtuar se djali i tij ishte i dehur dhe për të mos e lënduar dikë ka lajmëruar policinë.

Postimi i tij i plotë:

Kundërpërgjigje
—portaleve që për nji cent e therin njeriun!

A jeni n’vete ore?

E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!
Tani:
Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!
Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vret!
Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht!
Kaq!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.