Dënimi më i gjatë në botë – Lideri kontrovers i kultit turk merr REKORDIN 8658 VJET BURG

news
Advertisement

Gjykata në Stamboll i dha një nga dënimet më të gjata në botë Adnan Oktarit, një televangjelist turk që drejtonte një kult të përfshirë në një listë të gjatë krimesh, raporton Daily Sabah. Në gjykimin e përsëritur të së mërkurës, Oktar dhe 14 të pandehur të tjerë u dënuan me 8658 vite burg.

Advertisement

Dënimi i dhënë nga gjykata është një ndër dënimet më të gjatat në Turqi por edhe në botë.

Vendimi i parë në gjyqin kundër Oktarit dhe ndjekësve të tij u shpall në janar 2021. Gjykata e apelit e rrëzoi vendimin duke përmendur të metat ligjore dhe urdhëroi një gjykim të ri. Vendimi i Gjykatës së Apelit u hapi rrugë 68 të pandehurve, të cilët për shkak të kohës së paraburgimit deri në gjykim dhe faktorëve të tjerë do të lirohen, ndërsa për Oktarin dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt gjykata vendosi masën e paraburgimit.

Prokurorët e apeluan pafajësinë dhe 61 të pandehur që u shpallën të pafajshëm u riburgosën kur gjykata pranoi ankesën. Prej tyre, 50 u arrestuan dhe rigjykimi zgjati nga fillimi i vitit 2022.

Të mërkurën, gjyqtarët dhanë fjalën e fundit për fatin e 215 të pandehurve, përfshirë 72 në paraburgim, duke shkatërruar shpresat e Oktarit, i cili kishte besim se do të lirohej, sipas deklaratave të tij në seancat e mëparshme. Këtë herë Oktar u dënua me 891 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, abuzime seksuale, mohim të së drejtës për arsimim, torturë, rrëmbim dhe ruajtje të paligjshme të të dhënave personale.

Oktar u dënua me gjithsej 8658 vite burg, ndërsa gjykata sqaroi se si drejtues i kultit, ai duhet të dënohet edhe për krimet e kryera nga ndjekësit e tij.

Aktakuza kundër Oktarit dhe të tjerëve, e paraqitur në gjykatë në shtator, i akuzon ata për drejtimin e një organizate të armatosur, duke shfrytëzuar ndjenjat fetare.

Oktar akuzohet gjithashtu për abuzime seksuale sistematike me anëtarët e kultit dhe mbledhjen e informacionit privat për emra të famshëm, nga politikanët e deri te gazetarët, përcjell monitor.mk.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.