DENONCIM| Klinika infektive në Shkup pa nxemje, pacientët po ngrijnë?!

news
Advertisement

Një teleshikues i Kanalit 5 i është drejtuar redaksisë me një reagim për kushtet e Klinikës Infektive, ku thotë se nuk ka ngrohje. “Në Klinikën Infektive ka 7-8 ditë që nuk ka ngrohje dhe të sëmurët me Covid, pneumoni dhe infeksione të tjera janë ulur në të ftohtë. Të gjithë kondicionerëve u hiqet telekomanda dhe nuk përdoret ngrohje tjetër alternative. Këtë e di sepse kam një të afërm të shtruar atje me pneumoni Covid”, shkruan teleshikuesi.

Advertisement

Televizioni Kanal 5 gjatë ditës do të përpiqet të marrë një opinion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika Infektive për situatën e ngrohjes./Kanal5

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.