Deputeti shqiptar bën gafën e shekullit

news
Advertisement

Deputeti i LVV-së, Jahja Kokaj e ka marrë fjalën në Kuvend ku ka thënë se ka vdekur një akademik me renome. Kokaj tha së po e jep lajmin se ka ndërruar jetë Artan Boriçi shkëncatar me renome. Por, në mars të këtij viti janë bërë një vit që kur ka vdekur akademiku Artan Boriçi.

Advertisement

Ndërsa Jahja Kokaj e informoi sot Kuvendin për vdekjen e tij.

“Koleg të nderuar dua të ju informoj për një lajm pikëllues ndonëse me vonesë për vdekjen e akademik Artan Boriçit, shkencëtarë me renome botërore e në institucione të tjera”, ka thënë Kokaj.

Ai ka kërkuar një minut heshtje në nder të tij, shkruan Insajderi.

“Dua të ju informoj për një lajm të hidhur”, deputeti VV-së ka një njoftim në Kuvend

Shkencëtari Artan Boriçi, ishte ndarë nga jeta me 26 mars 2021. Akademiku i asociuar Artan Boriçi ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Artan Boriçi lindi në Tiranë në 19 prill 1965 por është me origjinë nga Shkodra pasi është djali i atij që cilësohet si babai i gazetarisë shqiptare Hamit Boriçi.Profesori i njohur Boriçi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nuk kishte mundur të fitojë betejën me COVID-19 dhe humbi jetën në moshën 56-vjeçare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.