U ndalua si spiune ruse, Daria Asmalova shpallet person i padëshirueshëm në Kosovë

news
Advertisement

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se ka shpallur person i padëshirueshëm gazetaren ruse Daria Asmalova, e cila u arrestua gjatë së shtunës në njërën prej pikë kalimeve kufitare në veri.

Advertisement

Asmalova nuk ka të drejtë hyrjeje në Republikën e Kosovës deri në vitin 2027

Si ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Sveçla.

Ai shtoi se kushdo që dëshiron destabilizimin e vendit do të përballem me forcën e ligjit.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, vijoi ai.

Shtetasja ruse nga shumë shtete akuzohet se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

Një ditë më parë, ministri Sveçla deklaroi se e njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.