DETAJE TË REJA NGA TRAGJEDIA E RËNDË NË NISH KU HUMBËN JETËN DY MËRGIMTARË

News

DETAJE TË REJA NGA TRAGJEDIA E RËNDË NË NISH KU HUMBËN JETËN DY MËRGIMTARË

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur herët në orët e mëngjesit në autostradën Beograd–Nish, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur pranë nyjës rrugore Umçari, kur një automjet i tipit “Seat”, me targa gjermane, ka dalë nga rruga. Mjeti fillimisht ka goditur bankinën mbrojtëse dhe më pas një shenjë trafiku.

Nga automjeti janë nxjerrë një burrë dhe një grua, të cilët, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Një person i tretë ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Jozyrtarisht, dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin, ndërsa si shkak i mundshëm përmendet lodhja dhe mundësia që ai të ketë fjetur në timon. Viktimat, sipas informatave fillestare, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare.

Hetimet dhe ekspertiza në vendin e ngjarjes janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet kompetente po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *