Dhëndri i arrestuar i Liburn Aliut “luftonte” ashpër korrupsionin, hajnat, mafinë e ndërtimit… në Facebook

news
Advertisement

Në mesin e shtatë të arrestuarve në rastin “Brezovica” është edhe asamblisti i Vetëvendosjes, Berat Lahu i cili ka lidhje familjare me ministrin e MMPH, Liburn Aliu. Ai është i martuar me motrën e ministrit Aliu.

Advertisement

Afërsia e tyre familjare ka bërë që Berat Lahu të dyshohet për veprën penale “Ushtrim të ndikimit”, që sipas Kodit Penal të Kosovës mund të dënohet me gjobë ose 1 deri në 8 vite burg.

Prokurori i çështjes, Rasim Maloku ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ai është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës të arrestuar për rastin “Brezovica”

Berat Lahu tani është duke u hetuar për ushtrim te ndikimit tek personat zyrtar për vendimmarrje. Dikur kishte ngritur zërin për luftim të krimit tek mafia e ndërtimit. Duke kërkuar fota për subjektin që i përket, Lëvizjen Vetëvendosje.

Këto thirrje ai i kishte bërë përmes llogarisë së tij në Facebook. Por, realiteti po del të jetë tjetër.

“Qeveri kundër hajnave e kundër zhvatjes, Qeveri nga Populli e për Popullin. Kjo është Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje”, kishte shkruar ndër të tjera Laha në statuset e viti 2021.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.