Një grua ka ndërruar jetë në zjarrin që shpërtheu në një shtëpi në Dojran të Vjetër. Rastin e konfirmuan nga Policia Strumicë, nga ku thonë se zjarri ka shpërthyer në një shtëpi në rrugën “Marshall Tito”. Pasi është shuar, në shtëpinë e djegur është gjetur trup i pajetë i një gruaje, bëjnë me dije nga policia. Sipas informacioneve të Shoqatës Vullnetare Zjarrfikëse në Dojran, zjarri ishte i madh dhe ekzistonte rrezik që t’i përfshijë edhe shtëpitë përreth dhe pyllin me pisha.
Komandant i kësaj shoqate, Zllate Taleski, ka treguar se menjëherë pasi e kanë marrë informacionin për zjarr, janë nisur me dy makina dhe dy automjete të Njësisë Zjarrfikëse të Gjevgjelisë. Zjarri ishte i madh dhe menjëherë filluam ta shuajmë. Ishte kaq i madh saqë na ishte dashur t’i mbushim automjetet 5 herë me ujë dhe diku rreth orës 11 arritëm ta vëmë nën kontroll tërësisht, tregoi ai. Në vendin e ngjarjes është bërë kontroll, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i gruas së ndjerë është dërguar për obduksion.