Dokumentet sekrete të Zogut: Mehmet Shehu, agjent amerikan me pseudonimin ‘BABB-007

News

Një histori që tingëllon si film spiunazhi, por që buron nga arkivat e Mbretërisë dhe rrëfimet e njerëzve që jetuan ngjarjet.

Isuf Mullai – i njohur si Cufja, njeriu i besuar i Mbretit Zog – zhvilloi një mision të fshehtë 10-vjeçar në Bruksel, duke rikthyer në Shqipëri valixhet me dokumentet më të rëndësishme të monarkisë. Operacioni ishte aq delikat, saqë valixhet u futën fshehurazi në anijen “Dajti” dhe u dorëzuan në Arkivin e Shtetit.

Por pikërisht aty, në valixhen e shtatë, të dorëzuar në Londër, ndodhej dokumenti që për dekada do të mbahej sekret.

Profesori i njohur Theofan Popa, i vetmi shqiptar i autorizuar t’i lexonte, rrëfeu pas viteve ’90 se aty kishte zbuluar:
Mehmet Shehu rezultonte agjent i amerikanëve, me emrin e koduar “baab-007”.

I pyetur pse nuk foli më herët, Popa ishte i prerë:
“Nuk kisha si. Mehmeti ishte i gjithëfuqishëm… të pr*iste kokën.”

Historia përfundon me kthimin e Cufes në atdhe, dekorimin e tij dhe emërimin në Durrës – ndërsa misteri i dokumenteve të Zogut vazhdon ende sot të trazojë ujërat e historisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *