Dorëhiqet kryeministrja e Britanisë, Liz Truss largohet pas 6 javësh në detyrë

news
Advertisement

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministres së Britanisë, pas vetëm 45 ditësh në detyrë.

Advertisement

Duke folur në një konferencë për median jashtë Doëning Street ajo tha se i ka kërkuar Mbretit Charles që dha dorëheqjen nga lidere e Partisë Konservative.

Dorëheqja e Truss vjen pas largimit të dy ministrave të saj, i Financave dhe ajo e Brendshme, pas krizës ekonomike të shkaktuar nga ndryshimet ligjore për taksat.

Truss deklaroi sot se do të qëndrojë në këtë post deri sa të zgjidhet pasardhësi i saj.

“E mora detyrën në një kohë destabiliteti të madh ekonomik dhe ndërkombëtar”, shpreh ajo para gazetarëve.

Qeveria “uli faturat e energjisë” dhe shkurtoi sigurimet kombëtare, tha ajo, si dhe “përcaktoi një vizion për një ekonomi me rritje të lartë me taksa të ulëta që do të përfitonte nga liritë e Brexit”.

“E pranoj, megjithëse duke pasur parasysh situatën, nuk mund ta përmbush mandatin me të cilin jam zgjedhur nga partia konservatore”.

Truss bëhet kështu kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Tani nuk dihet nëse konservativët do të zgjedhin një lider dhe kryeministër të ri apo do të shpallin zgjedhjet e përgjithshme. Në tetor do të ketë një kryeministër të tretë brenda konservatorëve.

Kjo është një situatë e paprecedentë dhe po ashtu një krizë e paprecedentë në politikën britanike. Reformat e ndërmarra nga Truss corientuan tregjet financiare në Britani dhe u shoqëruan me protesta.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.