Drejtori i fondit pensional bën këshilltar tezakun e tij dhe arsimtarin e edukatës fizike (Video)

news
Advertisement

Në Fondin për Sigurim Pensional janë bërë punësime partiake. E drejtori i këtij fondi Dritan Bexheti për Tv Klan thotë se me këto emërime nuk ka shkelur ligjin, raporton Klan M.

Advertisement

E tek Fondi për sigurim pensional, na priti vet drejtori, Dritan Bexheti, të cilin e pyetëm për çdo emër për të cilin morëm denoncim.

Për shembull është një emër, Gazmend Aliu që është i punësuar edhe si profesor i matematikës në një shkollë të mesme në Tetovë edhe këtu merr rrogë prej në tetor?

Në grupin e këshilltarëve e kam.

E keni punësuar pse është bashkëpartiak i juaj?

Jo, është profesionist në lëmine e vet.

Këshilltar për çka është?

Për çështje ekonomike dhe kështu gjërash. Prej kur kam ardhur unë në vendin e punës.

Klan Macedonia
TOP LAJMEVENDI
Punësimet partiake në Fondin për sigurim pensional (VIDEO)
TOP LAJMEVENDIby KLAN MACEDONIA on OCT 21, 2022

TEZAKU DHE PROFESORI I FIZKULTURËS E KËSHILLOJNË DREJTORIN

Në Fondin për Sigurim Pensional janë bërë punësime partiake. E drejtori i këtij fondi Dritan Bexheti për Tv Klan thotë se me këto emërime nuk ka shkelur ligjin, raporton Klan M.

E tek Fondi për sigurim pensional, na priti vet drejtori, Dritan Bexheti, të cilin e pyetëm për çdo emër për të cilin morëm denoncim.

Për shembull është një emër, Gazmend Aliu që është i punësuar edhe si profesor i matematikës në një shkollë të mesme në Tetovë edhe këtu merr rrogë prej në tetor?

Në grupin e këshilltarëve e kam.

E keni punësuar pse është bashkëpartiak i juaj?

Jo, është profesionist në lëmine e vet.

Këshilltar për çka është?

Për çështje ekonomike dhe kështu gjërash. Prej kur kam ardhur unë në vendin e punës.

E njëjta është edhe për Jusuf Abdulin, njësoj profesor, ky është matematicient dhe ndoshta mund të ndihmojë si këshilltarë por ky tjetri, Jusuf Abduli është profesor i fizkulturës… Çfarë këshilla mund të jep profesori i fizkulturës?

Varet, çka kam nevojë unë.

Ato janë këshilla të fshehta, varet çfarë këshilla mua më duhen dhe për këto gjëra këshillohem. 40 000 denarë për këshilltarë…

E lejon ligji.

Mirë, e lejon ligji por çfarë pune mund të kryej një profesor i fizkulturës?

Varet unë për çfarë kam nevojë.

A po më tregoni se për çka e keni punësuar si këshilltarë? Këshilltarë për çka?

Ato janë punë personale.

Nuk është punë personale në institucion publik, të lutem.

Po ama tash varet drejtorit çfarë këshillash i duhen edhe ai aftësitë që i ka i di unë

Çfarë aftësi ka për shkak se e paguajmë me para publike dhe mendoj që qytetarët duhet ta dinë. Çfarë aftësi ka ai për t’iu këshilluar?

Lloj-lloj aftësie.

Njëri prej këshilltarëve të Bexhetit është edhe familjarë i afërt i tij.

”Rast i njëjtë, këtë me shumë gjasa e keni edhe familje, Bekim Nuhiun. Ky është profesor në Shtul, është edhe jurist. Për punë juridike.

A e keni familje?

Po. Si tezak e kam, kam besim tek aj. Erdha në këtë funksion, për mua është hera e parë në funksion normal që frikësohesh prej dokumenteve dhe gjërave dhe e kisha patjetër të marr ekipin tim.

A keni konsultuar jurist se a është ky punësim anti-ligjor për shkak se e keni të afërt.

Jo nuk kam konsultuar sepse normal në fillim shohësh njerëzit e afërt sepse këto poste janë të rrezikshme. Një këmbë e ke në burg, një këmbë e ke të shpija.

Bexheti thotë se me këto emërime nuk ka shkelur ligjin. Ka të drejtë ti emërojë dhe i ka emëruar, por e pyetëm se a i hyn në funksion institucionit aftësitë e këshilltarëve të tij?

Pse pikërisht këta? Për shembull profesor i fizkulturës?!

Këta janë njerëz të besueshëm, unë ju besoj.

Po, por a kryen funksion në institucion?

Po, çdo kund ka këshilltarë sa e di unë.

Po, por ju nuk jeni të gatshëm të më tregoni se për çfarë ju këshillon.

Kush?

Po ja, ky i fizkulturës?

Ju tregova unë. Unë i di aftësitë e atij.

Po cilat janë aftësitë?

Po tash ato janë punë tonat.

Bexhetin e pyetëm edhe për njërin prej këshilltarëve që sipas burimeve tona nuk vjen në punë dhe keqpërdor veturën zyrtare. Ai tha se nuk është i informuar dhe se do të kontrollojë se si është gjendja. Nëse është i punësuar dhe nuk vjen në punë, ai do të largohet.Furkan Saliu

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.