Dua Lipa pas pranimit të pullës postare: Është një nder, do të punojë për me ngrit Kosovën sa më lartë

news
Advertisement

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot është nderuar nga Posta e Kosovës, me pullën postare Dua Lipa.

Advertisement

Dua pas pranimit të pullës postare, është shprehur se është një nder për të, derisa shtoi se do të vazhdojë të punojë për ta ngritur Kosovën sa më lartë, njofton Klankosova.tv.

“Ishte një nder i madh për mua ky moment, kështu që faleminderit, nuk kam fjalë, veç do të vazhdojë të punojë për me ngrit Kosovën sa më lartë”, ka thënë Dua.

Fakete Kadiu Kryshefe Ekzekutive e Postës së Kosovës, gjatë dorëzimit të pullës postare, tha se Dua përmes talentit të saj ka arritur të jetë një këngëtare me shumë fansa, dhe përmes përfomancës së saj po e lartëson edhe Kosovën.

“Dua është një këngëtare që në të gjitha anët e globit ka fansa të shumtë. Përmes përfomancave të shkëlqyera, talentit të saj, ka arritur të jetë një këngëtare me milionë fansa, po përmes përfomancave të saj, ajo e lartëson edhe Kosovën”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.