Tragjedi në plazhin e madh të Ulqinit, mbytet një 12 vjeçar nga Prizreni

news
Advertisement

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mërkurën më 3 gusht në plazhin e madh në Ulqin, raporton mediumi malazez Vijesti.

Advertisement

Ekipi mjekësor i urgjencës kishin tentuar ta shpëtojnë, por pa ndonjë rezultat, transmeton Reporteri.net.

Rasti i kishte kaluar Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit.

Autopsia tregoi se 12 vjeçari vdiq nga mbytja.

Sipas “Vijesti”, djali ka ardhur në plazh me vëllain dhe bashkëshorten e tij, por asnjë nga të cekurit nuk e ka vënë re se ai po mbytej.

Sipas “Vijesti”, djali ka ardhur në plazh me vëllain dhe bashkëshorten e tij, por asnjë nga të cekurit nuk e ka vënë re se ai po mbytej.

Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili ka vërejtur se fëmija në mënyrë të panatyrshme po notonte në ujin e cekët.

Para mbërritjes së ambulancës, shpëtimtarët kanë tentuar edhe reanimacionin, por pa sukses.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.