Duda Balje nervozohet që gratë shpesh po quhen me emra nënçmues

news
Advertisement

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka ngritur shqetësimin se gratë shpesh po quhen me emra nënçmues, shkruan Syri.net Kosova

Advertisement

“Bushtër, e çmendur, kurvë, pulë, budalla, kush je ti, turp, plastikë, e trashë, topolake… këta janë disa nga emrat që çdo ditë i dërgojmë mesazhin se femrat janë më pak të rëndësishme, të varura dhe meritojnë”, ka shkruar Balje para disa ditëve në Facebook.
Fjalët kanë fuqi!
Jetojmë në një shoqëri ku gratë shpesh quhen emra nënçmues dhe poshtërues në fjalimin e përditshëm. Bushtër, e çmendur, kurvë, pulë, budalla, kush je ti, turp, plastikë, e trashë, topolake… këta janë disa nga emrat që çdo ditë i dërgojmë mesazhin se femrat janë më pak të rëndësishme, të varura dhe meritojnë.
Trajtohen me më pak vëmendje. A po normalizohet gjuha e urrejtjes në skenën tonë private dhe publike dhe sa shpesh “nderohen” femrat me fjalë që e bëjnë një mashkull të denjë të skuqet?
Patriarkati, tradita… dhe çfarë ndodh kur një grua e quan një grua me të njëjtat emra poshtërues?
Njoh shume te tille le te flasim hapur, deri kur kështu???

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.