E ftoi në shtëpi për kafe, shqiptari tenton të për*dhunojë 38-vjeçaren në Kretë

news
Advertisement

Momente makthi ka përjetuar një 38-vjeçare e cila rrez*ikoi të binte vi*ktimë e përdh*unimit. Ngjarja ka ndodhur në Kretë.
Sipas informacioneve të cretapost, më 15 gusht, një 45-vjeçar shqiptar e ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe, raporton abcnews.al.

Advertisement

39-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë të papritur.
Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa ndërsa ka tentuar ta përdh*unojë.

Ajo fatmirësisht ia doli të shpëtonte nga duart e tij duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi, shkruan protothema.gr.
Pak orë më vonë, policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua ndodhej në mënyrë të paligjshme në vend.
45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë./Abcnews.al/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.