E papranueshme, hoxha i Prishtinës e shan me nanë një komentues: Ta çkërdheftë nanën ty Gaza(FOTO)

news
Advertisement

Husamedin Abazi, hoxhë i njohur nga Prishtina, nuk është përmbajtur nga gjuha.

Advertisement

Me një gjuhë aspak të pranueshme, ai ka sharë Alfred Cakon, gazetar nga Shqipëria, në rrjetin social Facebook, që është i njohur për teoritë e shumta të konspiracionit.

Ndonëse është hoxhë, profesion i cili sugjeron përmbajtjen gjuhësore, ai e ka sharë me nënë një person, i cili kishte komentuar ngjarjet e fundit mes Izraelit e Gazës.

“Non mij nana ti çkërdheftë ty Gaza!”, ishte një pjesë e komentit të Abazit.

Një mospërmbajtje e tillë, bie ndesh edhe me imperativin e islamit për vetëpërmbajtje nga gjuha ofenduese.

Përveç kësaj, në komentin e Abazit vërehet edhe mungesa elementare e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Gazeta Nacionale i sugjeron imamit të xhamisë “4 llulla” të ruajë gjakftohtësinë e tij dhe të përmbahet nga gjuha ofenduese, e cila në fakt është e urryer edhe nga feja islame, të cilën Abazi është i thirrur ta ligjërojë e zbatojë./Nacionale

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.