E rëndë/ Burri godet në bark bashkëshorten dhe e kërcënon me thikë

news
Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi pasi një burrë shqiptar ka dhunuar bashkëshorten e tij 28-vjeçare në Selanik.

Advertisement

Sipas asaj nuk ishte hera e parë që dhunohej por dhuna ndaj saj ka zgjatur prej 11 vjetësh, teksa kanë edhe 4 fëmijë së bashku.

Zënka e fundit mes tyre ka bërë që burri ta godasë në bark dhe e ka kërcënuar me thikë.

“Ai është patologjikisht xheloz për mua. Që prej 11 vitesh që jemi bashkë, jam dhunuar. Kam kontaktuar vazhdimisht me policinë, kam bërë padi dhe ndalime. Jam pritur tre herë në një strukturë për gratë e dhunuara”, tha 28-vjeçarja.

“Por unë ia kam falur herët e mëparshme. Ai tha se do të ndryshojë”, vazhdoi ajo .

Burri shqiptar i mohoi akuzat, por në të njëjtë kohë duke e bërë veten si një “njeri i denjë”.

“Nuk e kam goditur. Punoj dy punë për të mbijetuar. Më kërcënon vazhdimisht me fëmijët se e di sa shumë i dua. Çdo vit thërret policinë”, u shpreh ai.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.