E trishtë/ Ndërron jetë 21 vjeçari shqiptar në Itali, u perplas me motor (EMRI)

news
Advertisement

Një 21 vjeçar me origjinë shqiptare, Erik Fetahu 21 vjeç, ndërroi jetë në spitalin Niguarda të Milanos, pasi u dëmtua rëndë në një aksident me motor të premten e kaluar.

Advertisement

Sipas medieve italiane, i riu kishte kandiduar në administratën e fundit në mbështetje të kryebashkiakut aktual të Lodi-t, Andrea Furegato, megjithatë ai nuk u zgjodh në këshillin e qytetit.

21-vjeçari, metalpunues i një kompanie në Lodi ishte udhëtuar me një motor, kur u përplas “kokë më kokë” me një furgon Mercedes, në San Rocco al Porto në zonën e Lodit. Fetahu mori plagë të rënda dhe iu nënshtrua operacionit, por fatkeqësisht pas një jave ai ndërroi jetë./biznesi.al

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.