Për dy vjet, në Maqedoni janë transplantuar 8 zemra dhe 30 veshka

news
Advertisement

Në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali njoftoi se në dy vitet e fundit gjithsej janë realizuar 49 transplantime të organeve.

Advertisement

Sali tha se për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut tashmë është realizuar edhe transplantimi i mëlçisë.

“Puna e përbashkët ekipore e mbi 100 mjekëve, motrave medicinale dhe personelit administrativ rezultoi që këtë vit të kemi transplantim të 10 veshkave nga donatorët që kanë ndërruar jetë, dy zemra të pacientëve në gjendje të rëndë dhe 10 transplantime të kryera të indit të eshtrave.

Në dy vitet e fundit gjithsej janë kryer transplantime të 8 zemrave, 30 veshkave, 20 indeve të eshtrave dhe tanimë mëlçia e parë”, tha mes tjerash Sali

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.