E turpshme: Futbollisti i Kosovës publikon foto me liderin e Çeçenisë – prej tij merrte vetura dhe ia dedikonte golat

news
Advertisement

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, e ka bërë një veprim të papritur dhe mjaft befasues.

Advertisement

Ai e ka postuar në “Facebook” një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, gjë që po dënohet nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, NATO, dhe gjitha vendet perëndimore, krah të cilave është e rreshtuar edhe Kosova, raporton Gazeta Express

Berisha ka kontratë me klubin çeçen deri në vitin 2023 dhe kontratën pritet ta vazhdojë me këtë klub, ani pse UEFA i ka pezulluar të gjitha klubet ruse nga aktivitetet e saj pikërisht shkaku i pushtimit ndaj Ukrainës.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë Berishën, por ai nuk ka dashur të flas, veç se ka shpreh zhgënjim me raportimin e mediave në Kosovë rreth publikimit të fotografisë nga ana e tij me liderin çeçen, duke thënë se “unë nuk jam politikan”.

Por, 30-vjeçari e ka dhënë një koment sqarues në Facebook për foton e tij me liderin famëkeq çeçen.

“Njerz te mir pershendetje per te gjith un foton e kam ber ne facebook ngase e kam vazhdu kontraten me klubin un nuk i perkas politikes presidenti me respekton shum dhe me vlersoijn shum ngase un jam nga Kosova dhe jam kapiten i ekipes ju media te dashur flm qe gjithmon e shifni interesin tuaj Zoti ju rujt te gjithve”, ka shkruar Berisha.

Por, Berisha njihet për një afërsi të madhe me liderin çeçen, i cili e pëlqente futbollistin kosovar qysh prejse e kishte transferuar në klubin e tij nga klubi rus, Anzhi.

Madje, para tre vjetësh lideri i çeçen ia kishte bërë dhuratë një veturë luksoze futbollistit kosovar, kur ky i fundit kishte shënuar gol dhe ishte zgjedhur lojtar i ndeshjes.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.