E zbuloni vetëm në tre sekonda a është qëndrimi juaj i drejtë

news
Advertisement

Një mjek nga Florida ka zbuluar një truk të thjeshtë me gishtin e madh që do t’ju tregojë në tre sekonda nëse qëndrimi juaj është i drejtë

Advertisement

Me këshilla të thjeshta dhe të dobishme doktor Mandeli u ndihmon shumë njerëzve që të ndryshojnë shprehitë e caktuara jetësore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe të jenë më të shëndetshëm.

Ai këshillat e tij i ndan me miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetin shoqërore Facebook. Këtë herë ka folur për mënyrën se si të zbulohet shpejt se çfarë është qëndrimi i trupit tonë.

– Shikimi në celular me qafë të përkulur shkakton që shpatullat gjithnjë e më shumë të shkojnë përpara, si edhe shumë ndryshime degjenerative në kyçe, ligamente, muskuj dhe nerva, rikujton ai.

Qëndrimi i shtrembër i trupit është një sëmundje e ditëve të sotme, por mund ta zvogëloni këtë problem nëse ndërgjegjësoheni se si i mbani gishtat e mëdhenj kur duart tuaja janë pranë trupit – ka theksuar ai.

Si duhet të qëndrojnë gishtat e mëdhenj?

Ai thekson që gishtat e mëdhenj kur duart janë poshtë nga trupi, duhet të shkojnë përpara ose edhe pak nga jashtë, që do të thotë gjithashtu se i mbani shpatullat në mënyrë korrekte.

Në të kundërt të kësaj, nëse gishtat e mëdhenj janë të drejtuar nga brenda, kjo do të thotë se shpatullat tuaja janë të drejtuara përpara, gjë që tregon qëndrim të dobët.

Në këtë mënyrë, në tre sekonda mund të zbuloni nëse qëndrimi juaj është i drejtë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.