Edhe kjo ka ndodhur| Dikur Kosova refuzoi miqësoren me Marokun

news
Advertisement

Në fund të gushtit të vitit 2016, Kosova pati refuzuar miqësore me kombëtaren e Marokut, që sivjet mund ta prekë finalen e Kupës së Botës në Katar.

Advertisement

KOHA Ditore më 30 gusht të atij viti pati shkruar se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pasur ofertë që të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Marokut. Por një ndeshje me Marokun nuk e kishte preferuar përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki.

“Kemi pasur rast të luajmë ndeshje miqësore kundër Marokut, por nuk kemi pranuar. Ka qenë oferta para Shqipërisë, por shtabi teknik ka vlerësuar që nuk është mirë të luajmë 6-7 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Finlandës”, pati thënë Fadil Vokrri, ish-kryetari i FFK-së, dy vjet para vdekjes.

Maroku mbrëmë u përball me Francën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe pësoi humbje.
Ditën e shtunë do të përballet me Kroacinë për vendin e 3-të.

Maroku është parë si befasia më e madhe e Botërorit, duke u bërë shteti i parë afrikan që ka prekur gjysmëfinalen.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.