Egzona Kaziu: Me rogën time të parë u mundova të gëzoj një fëmijë të uritur bamirësia dhe humanizmi më mbushin shpirtin

news
Advertisement

Situatat e pafavorshme dhe politikat e zbehta sociale kanë lënë shumë familjar në prag të egzistencës.
Disat jetojnë me pagë minimale nga ndihma sociale edhe disa nga puna e përkohëshme.Por fatkeqësisht ka të tilla që nuk kanë aspak të ardhura financiare.
Ka shumë shoqata që veprojnë në gjith shtetin për të ndihmuar famuiljet në gjendje të vështirë sociale.
Egzona Kaziu me profesion mësimdhënëse por që njihet për humanitetin e saj në Dibër. Ajo kishte dhurar rogën e saj të parë për njerëzit që kanë nevoj dhe nuk ka pushuar së ndihmuari që atëherë.

Egzona flet për rastet që ka parë që kur është pranuar në punë në arsim. Dashuria për të ndihmuar është në familjen tonë që me prindërit. Mamaja ime është ajo e cila më dha këtë shysë sepse ajo në të kaluarën e saj ka ndërtuar disa shtëpi bashkë me ndihmën tash më të babit tim të ndjerë. Jam munduar sëbashku me donatorët në Dibër që të ndihmojmë disa familje në nevoj edhe pse fatkeqesisht numri është shum i madh.

Jam ritur me dashurinë më të madhe nga prindërit edhe kam patur dëshirë gjithmonë të ndihmoj edhe pse se kam shprehur asnjëherë por sot e them qartazi humaniteti për mua është ajo që mua më bën të lumtur.

Uroj që raste të këtilla të kemi sa më pak, kemi ndërtuar shtëpi e kemi dhuruar ushqime për njerëzit e varfër por ju falemnderohem Dibranëve për besimin e dhën me ndihmën e zotit un do ndihmoj sa të kem fuqi dhe mundësi. Shkruan portali Monitor.Mk

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.