Ende asnjë EPILOG, mbledhja e BDI-së vazhdon të mbahet pa “Grupin e Zjarrin”

news
Advertisement

Mbledhja e thirurr nga Ali Ahmeti që nisi nga ora 14.00 vazhdon ende në Selinë në Reçicë të Vogël. Zëdhënësi i BDi-së, Bujar Osmani për TS thotë se mbledhja do të vazhdoj edhe disa orë. Osmani nuk shpalosi se pse kaq gjatë ka vazhduar dhe nuk dha asnjë detaj në lidhje me këtë.
Nga ana tjetër anëtarët e të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” kanë anuluar takimin kunsultativ të BDI-së të thirurr nga kreu i partisë Ahmeti.

Advertisement

Gazetari i TS, Nevri Ademi nga selia e BDI-së thotë senë mbledhjen e thirurr nga Ahmeti kanë ardhur nga të gjithë degët e BDi-së nga Struga deri në Likovë, por nuk janë parë anëtarët e “grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Navzat Bejta

Anulimin e mbledhjes e kanë bërë një ditë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet nesër ku do të zgjidhen organet partiake. Siç mëson TS, nesër do të zgjidhet sekretari gjeneral, sekretari organizativ dhe nënkryetarët e rinj ku mandati i tyre do të jetë deri në kongresin e radhës që sipas Ali Ahmetit do të mbahet vitin e ardhshëm.

Edhe pse përflitet se “grupi i zjarrit” nga paknaqeësit e tyre mund ti ndajnë rrugët me Ali Ahmetin, TS mëson se një gjë e tillë nuk do të ndodh për shkak se Ali Ahmeti gjithnjë ka qenë një lider i cili ka menaxhuar situatat më të vështira në BDI.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.